Bota 3 Shkurt 2023, 17:12

Samiti i BE në Ukrainë, Zelensky: Liderët e unionit na mbështesin, por jo të gjitha shtetet anëtare

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i BE në Ukrainë, Zelensky: Liderët e unionit na

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev,. Ku i kanë dhënë mbështetje për luftën.

Gjatë konferencës për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Von der Leyen tha se gjatë kohës që ka qenë në Maidan ishin përballur me një sulm ajror dhe u detyruan të strehohen në një strehë.

Pas një vizite të shkurtër në postën e Maidanit për dërgimin e llambave LED, pati një sulm ajror dhe ne u detyruam të strehoheshim në një strehë. Dhe kjo tregonte realitetin e çdo dite. Realiteti i luftës kush jetonte këtu“, tha ajo.

Nga ana e tij, Zelensky tha se ka ndjerë mbështetjen e liderëve të BE, por nuk e ka mbështetjen e të gjithë liderëve të shteteve.

Për sanksionet kundër Rusisë për luftën në Ukrainë ndjeva mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian, por ne kemi nevojë për mbështetjen e liderëve të të gjitha vendeve të BE-së. Çfarë do të bënit nëse fëmijët tuaj do të dëboheshin me forcë me autobus në Federatën Ruse?”, pyeti ai.

Bota BE Lufta me Rusinë Zelensky