Bota 3 Shkurt 2023, 10:57

Samiti i BE-së në Ukrainë nën frikën e luftës, ndizen sirenat e alarmit në të gjithë Kievin

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i BE-së në Ukrainë nën frikën e luftës,

Zyrtarët më të lartë të BE kanë udhëtuar drejt Kievit, mes frikës dhe tensioneve të luftës. Ditën e sotme është zhvilluar një takim mes presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenksy.

Por vetëm pak para takimit, në Kiev janë dëgjuar sirenat për sulme ajrore. Alarmet e sulmit ajror më pas u përhapën në të gjithë vendin ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti liderët e Bashkimit Europian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kiev me tren të enjten, një udhëtim simbolik për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i agresionit rus që filloi më 24 shkurt 2022.

Anëtarët e lartë të ekzekutivit të BE-së takuan homologët e tyre në qeverinë ukrainase dhe von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të mbajnë bisedime me zotin Zelenskiy të premten.

Në takimin mes dy liderave është diskutuar në lidhje me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Zelensky tha se kishte bisedime produktive me udhëheqësen e komisionit, Ursula von der Leyen, dhe anëtarët e Kolegjit të Komisionit Evropian. Bisedimet treguan se të gjitha palët e kuptuan “faktin se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të plotë në mbrojtje kundër Rusisë”, tha presidenti ukrainas.

Bota BE samit Ukrainë.