Aktualitet28 Shkurt 2022, 16:05

Samiti i BERZH, Rama: Shqipëria parajsë e turizmit, portet e aeroportet prioritet për vendin! Digjitalizimi, sfida e së ardh

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i BERZH, Rama: Shqipëria parajsë e turizmit, portet e aeroportet prioritet për vendin! Digjitalizimi, sfida e së ardhmes

Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e BERZH, i cili po mbahet sot në Londër.

Gjatë fjalimit të mbajtur, Rama ka folur për investimet e kryera në Ballkanin Perëndimor, por edhe projektet e qeverisë për të filluar nga Porti i ri i Durrësit, tek digjitalizimi. Shqipëria është një parajsë për investime në fushën e turizmit“- tha Rama, duke theksuar se vendi ynë ka pasur numrat më të lartë të turistëve edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.

Po ashtu, në fjalimin e Ramës nuk ka munguar as një mesazh solidariteti për popullin e Ukrainës.

“Porti tregtar do të nxirret jashtë qytetit. Kemi bërë dhe aeroporte të reja, siç është ai i veriut. Përparësia e 4 është digjitalizimi i plotë dhe investimi për të afruar sa më shumë Shqipërinë. Vijojmë të ruajmë çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset. Po bëjmë të pamundurën që të mbajmë në këtë fazë çmimin, edhe pse tregu shkon në krah tjetër.

Pas dy tenderave të suksesshëm për energjinë fotovoltaike, ne po ecim para dhe po shkojmë më tej me studimin për energjinë e erës. Do përfitojmë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi në det dhe në të njëjtën kohë po eksplorojmë dhe prodhimin e hidrogjenit përmes parqeve voltaike. Energjia hidrike mbetet burimi ynë më i rëndësishëm”, tha Rama.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Digjitalizimi, sipas Ramës, është një ndër pikat kryesore që po punohet. Kreu i ekzekutivit deklaroi se thuajse të gjitha shërbimet për qytetarët në vendin tonë janë vendosur online, dhe se qeveria është në proces e sipër për të miratuar në parlament një legjislacion që do e kthejnë Shqipërinë në një vend më liberal.

“Siç erdhi pyetja në frëngjisht do të thoja që kemi një kompani AKOR. Kjo punë po vazhdon edhe me brendet e tjera. Unë mendoj që po ecim në një rrugë të mbarë. Unë e ceka digjitalizimin më parë dhe dua të them se kemi digjitalizuar të thuajse të gjithë shërbimin për qytetarët. Në të njëjtën kohë kemi vendosur një theks te edukimi me energjinë e re. Jemi në proces për të miratuar në parlament një legjislacion që do e bëjë Shqipërinë vendin më të jashtëzakonshëm dhe liberal”, tha Rama.

Aktualitet Rama në samitin e BERZH-it