Aktualitet 2 Shkurt 2019, 12:56

Samiti i Diasporës, shqiptarët të zhytur në varfëri, qeveria do të paguajë 670 milionë lekë për dreka, darka dhe kokte

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Diasporës, shqiptarët të zhytur në varfëri, qeveria do të paguajë 670 milionë lekë për dreka, darka dhe kokteile

Zbardhet  shuma marramendëse  që do të paguajë Shqipëria për Samitin e Diasporës që do të mbahet në datat 28 Shkurt deri në 2 Mars.

Plot  66.972.800 milionë lekë të reja ose thuajse 670 milionë lekë të vjetra, do ti kushtojë ky samit buxhetit të shtetit sipas vendimit të firmosur nga vetë kryeministri Rama.

Kjo  shumë e majme do të mbulojë udhëtimet drejt Lezhës, dreka, darka për rreth 800 persona të ftuar si dhe kokteile.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, V E N D O S I:

Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare, në Buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë”, thuhet në vendimin që mban firmën  e Ramës.

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet 670 milione leke Samiti i Diaspores