Bota15 Nëntor 2022, 09:04

Samiti i G20, Sunak kritikon ashpër luftën barbare të Rusisë, Lavrov vetëm shikon

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i G20, Sunak kritikon ashpër luftën barbare të

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka kritikuar ashpër faktin që Vladimir Putin nuk ishte pjesë e samitit G20.

Ai tha se Putin duhet të përballej me liderit botërorë. Ndërkohë që Sunkak po mbante fjalimin, pjesëmarrës në samit ishte ministri i Jashtëm i Rusisë i cili po rrinte në heshtje.

“Është e dukshme që Putini nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu. Ndoshta nëse do të ishte, ne mund të vazhdonim me rregullimin e gjërave. Sepse ndryshimi i vetëm më i madh që dikush mund të bëjë është që Rusia të largohet nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte barbare”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Sunak dënoi sulimin e Rusisë kundër Ukrainës dhe paralajmëroi liderit për kërcënimin që i kanosej botës.

“Është vetëm një njeri që ka fuqinë për të ndryshuar të gjitha këto,” tha Sunak duke iu drejtuar Volodymir Zelenskyt.

Kryeministri britanik kritikoi Kinën dhe Indinë, të cilat kanë mbetur neutrale në qëndrimin e tyre.

“Është shumë e thjeshtë, nuk duhet të përshkallëzohet konfikti bërthamor. Sigurisht që këto janë gjëra për të cilat ne të gjithë mund të biem dakord.”

Sunak theksoi gjithashtu se duhet dhënë fund kriza e grurit.

“Dy të tretat e drithit të Ukrainës shkojnë në vendet në zhvillim por Rusia ka shkatërruar dyqanet e drithit dhe ka bllokuar dërgesat”, vijoi më tej Sunak.

Në fjalimin e tij, Zelensky foli me atë që ai e quajti “G19” duke përjashtuar Rusinë qëllimisht  dhe e krahasoi fitoren në Kherson me pikën e kthesës në Luftën e Dytë Botërore.

“Unë dua që kjo luftë agresive ruse të përfundojë me drejtësi dhe në bazë të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, Ukrainës nuk duhet t’i ofrohet të bëjë kompromise me ndërgjegjen, sovranitetin, territorin dhe pavarësinë e saj. Ne i respektojmë rregullat dhe jemi njerëz të fjalës.Ne besojmë se të gjithë meritojnë akses në informacionin që bazohet në vërtetësi, dhe analiza të rrënjosura në autoritet dhe integritet.  Në këto kohë delikate, një organizatë globale e lajmeve që kërkon të vërtetën si Guardian është thelbësore”, tha Zelensky.

 

Bota Lufte Rusi samit Sunak kritikon ashpër luftën barbare