Bota15 Maj 2022, 09:16

Samiti i G7, Gjermania: Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i G7, Gjermania: Rusia duhet të marrë

Samiti i G7, Gjermania: Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për luftën në Ukrainë

Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara nga lufta e saj në Ukrainë, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Berlin të shtunën, sipas CNN.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë për dëmet masive, i cili shkon paralelisht me këtë luftë,” tha Baerbock, duke shtuar se “Rusia është e vetmja përgjegjëse, jo vetëm për këtë luftë, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por edhe për të gjithë dëmin masiv, i cili ka rezultuar masiv edhe në Rusi”.

Baerbock shpjegoi se kuadri ligjor i Europës e bëri më të vështirë përdorimin e aseteve të sekuestruara.

“Qasja në paratë e ngrira nuk është e thjeshtë. Kur sanksionojmë individët, ne duhet të japim shpjegime për ta, në mënyrë që ato të jenë të vlefshme edhe para Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ne po mbrojmë të drejtën ndërkombëtare”, tha Baerbock.

Bota G7 Gjermani Lufte samit Ukrainë.