Bota26 Qershor 2022, 17:18

Samiti i G7 në Gjermani/ Liderët më të fuqishëm të botës mblidhen për të vendosur “fatin e luftës”, Putin hakmerret ndaj Kievit

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i G7 në Gjermani/ Liderët më të fuqishëm të

Udhëheqësit botërorë në samitin e G7 në Gjermani

Liderët e 7 ekonomive më të fuqishme të botës janë mbledhur sot në alpet bavareze në Gjermani.

Liderët e SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe po diskutojnë çështjet më urgjente politike dhe ekonomike në botë që ka sjellë lufta e Vladimir Putitnit.

Mediat e huaja raportojnë se Samiti i G7  në ditën e parë po dominohet nga diskutimet mbi pushtimin e Rusisë dhe se si mund të mbështetet Ukraina. Udhëheqësit pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës.

Ja çfarë ka ndodhur deri më tani në samitin e G7:

-Mikpritësi i takimit, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se uniteti mbi Ukrainën ishte mesazhi i qartë i G7 për presidentin rus Vladimir Putin.

-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Boris Johnson i ka bërë thirrje Perëndimit që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të jetë i sinqertë në lidhje me implikimet që mbështetja mund të ketë në kombet e tyre.

-Presidenti i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet – si në G7 ashtu edhe në NATO – përballë pushtimit të Rusisë, duke thënë se Putini ka qenë duke u mbështetur në thyerjen e Perëndimit – por nuk e ka bërë.

-Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron bien dakord se konflikti në Ukrainë është në një moment kritik, me një “mundësi për të kthyer” situatën e luftës

-Vendet e G7 “ndajnë të njëjtat qëllime – të shkurtojnë oksigjenin nga makina e luftës ruse, duke u kujdesur për ekonomitë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

-Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën, dhe Biden sugjeroi se anëtarët e tjerë të G7 – Franca, Gjermania dhe Italia – të ndiqnin shembullin.

Që nga vitet 1970, vendet e ekonomive më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë janë takuar rregullisht për të adresuar sfidat më të rëndësishme ekonomike dhe politike globale të kohës, si ndryshimi i klimës, rritja e inflacionit.

Anëtarët e G7 u takuan për herë të fundit në Bruksel në mars për të diskutuar konfliktin.

Ndërkohë edhe Moska ka dhënë sinjalet e veta në lidhje me këtë samit.

Rusia lëshoi mëngjesin e kësaj të diele ​​një raund të ri raketash në Kiev, sulmi i parë në kryeqytetin ukrainas pas disa javësh, një shfaqje e dukshme sfide ndërsa samit i demokracive më të mëdha në botë por merrte hapa të rinj për të izoluar Moskën.

Bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në një lagje rezidenciale, ndërsa një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat. Kryebashkiaku Vitaly Klitchko tha: “Godina është shkatërruar dhe persona kanw mbetur nën rrënoja. Ata janë gjallë dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin. Ka shumë tym dhe po bëjmë të pamundurën për t’i shpëtuar”.

Sirenat e alarmit dëgjohen rregullisht në kryeqytet, por sulme të mëdha nuk janë raportuar që prej 5 qershorit, kur një servis automjetesh u godit në periferi të Kievit.

Bota Gjermani Kiev Moska samiti i G7