Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar BE-së në samitin e Pragës që të merren masa për të frenuar Rusinë ose në të kundër do të jemi afër një katastrofe bërthamore.
“Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të kapjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se falë popullit ukrainas, lufta nuk preku Evropën.
“Rusia ka sjellë luftë në tokën tonë, në pjesën ukrainase të Evropës. Dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas ndaloi pushtimin e Rusisë, kjo e fundit ende nuk mund ta çojë të njëjtën luftë në pjesë të tjera të Evropës. Evropa, veçanërisht në vendet baltike, Polonia dhe Moldavia”