alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Samiti në Beograd, DW: Po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël? Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë

14/10/2021, 10:12
ne Rajoni
A A
Samiti në Beograd, DW: Po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël? Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë

Samiti në Beograd, DW: Po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël? Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë

Përfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë. Po shndërrohet Vuçiçi në një Tito të vogël?


-Lexo edhe:

Rezoluta kundër Dick Martyt alarmon Beogradin, deputeti serb: Duhet të reagojmë dhunshëm, duan të fshehin krimet e shqiptarëve

“Ndal, Vuçko, ndal”, zbardhen dëshmitë rrëqethëse të banorëve në Cetinjë

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.

Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.

Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të imponohet si udhëheqës i Ballkanit Perëndimor me nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Shpesh theksohet se Aleksandar Vuçiq po përpiqet të jetë Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakoviq theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”. Ne jemi krenarë për këtë, si dhe për faktin se ai donte të varrosej në Beograd”, tha ministri i Jashtëm serb.

Propaganda

Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.”

“Qëllimi i tubimit është të mbani mend se ai (Aleksandar Vuçiq) është pasardhësi i ish-Jugosllavisë, se ai mund të jetë një Tito i vogël – që natyrisht është një kiç politik dhe një farsë – por edhe për t’i shitur disa armë mysafirëve, pasi kanë adhur këtu. Sigurisht që e gjitha kjo mund të shihet edhe në ditarët televizivë dhe tabloidet mediatike”, thotë Stupar për DW.

Kosova dhe bashkëpunimi

Suzana Grubjeshiq, nga Qendra për Politikën e Jashtme, rikujton edhe organizimin e të njëjtit tubim edhe në pesëdhjetëvjetorin e Lëvizjes në Beograd. Për DW ajo thekson se pika ka mbetur e njëjtë: “Para dhjetë vitesh dhe tani në qendër të vëmendjes ishte Kosova. Këtu ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ka dhe vende që tërhoqën njohjen e Kosovës në këtë grup. Qëllimi tjetër i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit dypalësh – sepse në një sallë ngjitur mbahej një panair armësh. Por ka dhe disa lidhje të vjetra nga periudha jugosllave. Unë nuk mendoj se ne duhet të presim më shumë se kaq”, thotë Suzana Grubjeshiq.

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Një tubim i ngjashëm u organizua në Beograd dhjetë vjet më parë nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Vuk Jeremiq, i cili tani thotë se samiti aktual “është mirë që të shënohet në disa pjesë të botës”. “Serbia sot nuk ka orientim në politikën e jashtme dhe nuk ka qëllime të sakta në politikën e jashtme. “Fakt është që ndaj këtij samiti do të reagojnë BE dhe SHBA, por ato janë duke bërë lëshime ndaj presidentit Vuçiq edhe për gjëra shumë më të mëdha, se një samit i të Painkuadruarve”, thotë Jeremiq.

Perëndimi e njeh Vuçiçin

Perëndimi e njeh Vuçiqin edhe më mirë se qytetarët e Serbisë, mendon Slobodan Stupar. “Ata kanë qenë prej kohësh në dijeni të skizofrenisë së politikës së jashtme serbe, kështu që kjo ngjarje e bërë për reklamë nuk i befason ata.”

Ndërsa Suzana Grubjeshiq tërheq vëmendjen për faktin se “Serbia nuk është anëtare e Lëvizjes së të Painkuadruarve. Ajo pretendon të anëtarësohet në BE. Ndërkohë që organizon samit për të Painkuadruarit. Por kjo ka kaluar pa u vënë re në mediat perëndimore”.

Rusia dhe roli i saj

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Interesimi i Rusisë për këtë samit ka zgjuar vëmendjen e shumëkujt, sepse këtu ishte si vëzhgues edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në samit u tha se “statusi i Rusisë si vëzhgues në këtë Lëvizje hap mundësi për një kontributi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Rusia gjithmonë gjen mënyra për të qenë e pranishme në disa rajone jo të stabilizuara, siç është Ballkani, e qëllimi i saj është që këto rajone të mos jenë të stabilizuara”, tha Sllobodan Stupar.

Nga ana tjetër, Suzana Grubjeshiq beson se “prania ruse këtu është e rëndësishme për Serbinë, në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë Rusinë në anën e vet kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Por ne nuk duhet të harrojmë as krizën aktuale të gazit dhe naftës, sepse Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, thotë ajo./ DW

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Rajoni

Rezoluta kundër Dick Martyt alarmon Beogradin, deputeti serb: Duhet të reagojmë dhunshëm, duan të fshehin krimet e shqiptarëve

13/08/2022, 21:45
Bota

“Ndal, Vuçko, ndal”, zbardhen dëshmitë rrëqethëse të banorëve në Cetinjë

13/08/2022, 21:30
Kryesore

Policia zbulon dinamikën e masakrës në Cetinjë, autori u qëllua edhe nga efektivët; telefonata e dytë që bëri pas vrasjeve të shumta

13/08/2022, 17:34
Masakra në Mal të Zi, zbardhen rezultatet paraprake të autopsisë: Autori u ekzekutua me 5 plumba
Rajoni

Masakra në Mal të Zi, zbardhen rezultatet paraprake të autopsisë: Autori u ekzekutua me 5 plumba

13/08/2022, 14:40
Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama më 1 shtator e hapin “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd
Politike

Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama më 1 shtator e hapin “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd

13/08/2022, 13:14
Masakra në Mal të Zi, kush është heroi që ekzekutoi monstrën e Cetinjes (Foto)
Rajoni

Masakra në Mal të Zi, kush është heroi që ekzekutoi monstrën e Cetinjes (Foto)

13/08/2022, 11:23
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Seanca plenare nis me debate për reduktimin e kohës së diskutimit, Bardhi-Nikollës: Nuki mund t'i hiqni opozitës fjalën

Seanca plenare nis me debate për reduktimin e kohës së diskutimit, Bardhi-Nikollës: Nuk mund t'i hiqni opozitës fjalën

VIDEO/ Konflikti tek dera: Vuçiç merr vendimin për xhandërmarinë serbe në veri të Kosovës!

VIDEO/ Konflikti tek dera: Vuçiç merr vendimin për xhandërmarinë serbe në veri të Kosovës!

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Lufta në Ukrainë dhe tensionet mes Kinës e Tajvanit, Henry Kissinger: Mungesa e një lideri të madh po e çon botën drejt "greminës"

Lufta në Ukrainë dhe tensionet mes Kinës e Tajvanit, Henry Kissinger: Mungesa e një lideri të madh po e çon botën drejt “greminës”

14/08/2022, 8:27
Sarajet janë të Edi Ramës, Yuri Kim veç një “gozhdë” ka aty, sa për të varur “xhaketën”

Sarajet janë të Edi Ramës, Yuri Kim veç një “gozhdë” ka aty, sa për të varur “xhaketën”

14/08/2022, 7:58
'Historitë e “djemve të Londrës”', Salianji flet për mediat britanike: Shqipëria, një narko-shtet, kapot blejnë vila dhe ngasin Maserati

‘Historitë e “djemve të Londrës”’, Salianji flet për mediat britanike: Shqipëria, një narko-shtet! Kapot blejnë vila dhe ngasin Maserati

14/08/2022, 7:45
Jeni duke fjetur pak orë? Zbuloni se sa në rrezik është trupi juaj

Jeni duke fjetur pak orë? Zbuloni se sa në rrezik është trupi juaj

14/08/2022, 7:26
Horoskopi 14 gusht 2022! Zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Horoskopi 14 gusht 2022! Zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

14/08/2022, 7:12
PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s'i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

PSG nuk njeh mëshirë ndaj kundërshtarëve, Mbape acarohet me çdo gjë, Barçës s’i bëjnë derman blerjet e reja (Video)

13/08/2022, 23:13
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In