Politike23 Qershor 2022, 09:12

Samiti në Bruksel për negociatat, Komisioneri i BE-së “ultimatum” Bullgarisë për Tiranën dhe Shkupin

Shkruar nga Pamfleti

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për hapjen e negociatave të Tiranës dhe Shkupit zyrtar.

Varhelyi thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së dhe  i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.

I bëjmë thirrje Parlamentit Bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për miratim sot siç është propozuar më herët.

Kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë.’, shkruan Varhelyi në një postim në Twitter.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ndërkohë sot në Bruksel nis punimet samiti dy ditor i BE-së, ku liderët e  27 shteteve të BE-së do të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në lidhje me procesin e hapjes së negociatave.

Por pavarësisht synimeve, duket se nuk do të ketë një dritë jeshlie për hapjen e negociatave, pasi një ditë më parë u rrëzua qeveria bullgare, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë pengon edhe integrimin e vendit tonë.


smile

Politike #Oliver Varhelyi #BE #Tirana #Shkupi