Aktualitet30 Mars 2019, 19:56

Sandër Lleshaj mesazh të fortë nga Shkodra: Vëllezërit u vranë për larje hesapesh, qytetarët të jenë të qetë!

Shkruar nga Pamfleti
Sandër Lleshaj mesazh të fortë nga Shkodra: Vëllezërit

Sandër Lleshaj mesazh të fortë nga Shkodra: Vëllezërit u vranë për larje hesapesh, qytetarët të jenë të qetë!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për herë të parë pas krimit të rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin, ku u vranë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Nga qyteti i Shkodrës, ku ndodhet që pas vrasjes së dyfishtë, ministri Lleshaj ka befasuar me deklaratën e tij, teksa ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë.

Sipas tij, vrasja e dy vëllezërve ka ndodhur për larje hesapesh dhe kjo nuk ka pse i bën të pasigurt qytetarët.

“Tentakulat e krimit goditën sërish. Lufta ndaj krimit në Shkodër nuk është fituar. Qytetarët duhet të jenë të qetë, nuk kanë pse të mos ndihen të sigurt. Vëllezërit u vranë për larje hesapesh. Policia po bën maksimumin për zbardhen e ngjarjes. Vrasja në Shkodër dhe ngjarje të tjera janë nën hetim”, ka thënë Lleshaj.

Aktualitet sander lleshaj vrasja ne shkoder