Aktualitet 1 Prill 2019, 09:38

Sandër Lleshaj sërish drejt Shkodrës, pritet tjetër vendim i papritur pas shkarkimit të drejtorit të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Sandër Lleshaj sërish drejt Shkodrës, pritet tjetër vendim i

Sandër Lleshaj sërish drejt Shkodrës, pritet tjetër vendim i papritur pas shkarkimit të drejtorit të policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, do të udhëtojë sërish ditën e sotme drejt qytetit të Shkodrës, pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Bilali.

Mësohet se ministri Lleshaj do të vizitojë kryeqendrën e veriut për të bërë një prezantim. Burime nga ministria bëjnë të ditur se Lleshaj do të prezantojë sot në orën 10:00 prefektin e ri të qarkut Shkodër.

Valdrin Pjetri do të jetë prefekti i ri i komanduar nga ministri. Ndërkaq, kujtojmë se Lleshaj ishte në Shkodër vetëm dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij Niko Brahimaj.

Aktualitet sander lleshaj vrasja ne shkoder