Ai është i famshëm jo vetëm në Turqi, por edhe Shqipëri e Itali. Serialet ku ai luan transmetohen dhe janë gjithaq shumë të ndjekura edhe në kanalin e mediaset, Canale 5.
Shumë shpejt, bukuroshi Can Yaman, aktori nga Stambolli, me origjinë shqiptare, do të ‘veshë petkun e një heroi’ shumë të njohur për televizionin italian, atë të Sandokanit. Në gjurmët e Kabir Bedi, të cilit i ngjan shumë, ylli turk do interpretojë në krah të Luca Argentero (që do të luajë rolin e Yanez) për një serial radiofonik dhe një fiction që përqendrohet tek historia e Tigrit të Mompracemit. Bëhet fjalë për 8 episode 50 minutëshe, që do të nisin të xhirohen në verë të 2021-shit për ‘Lux Vide’ në bashkëpunim me ‘RTL 102.5’.
“Tani përgatitemi për Sandokanin”, shkruan aktori në profilin e tij të Instagramit, duke postuar një foto në të cilën ngjashmëria me personazhin e famshëm është vërtet e madhe.
Seriali, shkruar nga Alessandro Sermoneta dhe Davide Lantieri, është frymëzuar nga romanet e Salgari, risjellë në një formë modern në botën e ‘Tigrit të Malajzisë’.
Sandokan, i quajtur si Tigri i Malajzisë, ose Tigri i Mompracemit, është një personazh imagjinar dhe protagonist i shumë romaneve aventureske të ciklit, frymëzuar nga Malajzia, krijuar nga shkrimtari i famshëm veronez i romaneve aventureske, Emilio Salgari, adaptuar me shumë sukes në film, miniseriale televizive, seriale të animuar, film për televizion dhe për revista të ilustruara.
Sipas një teorie me shtrirje të gjerë, emri Sandokan ishte inspirim për Salgarin, nga emri i një qendre bregdetare në Borneon verilindor, Sandakan, që do të thotë ‘Kolateral i skaduar’. Kjo, pasi thuhet se qyteti u la peng nga sulltani i Sulusë tek guvernatori lokal, si një garanci për një borxh që nuk u kthye kurrë.
Sandokan është një lloj pirati i sjellshëm. Është i gjatë, tërheqës, shumë muskuloz, i shkathët dhe bukurosh, me vështrim të ftohtë, burkuri që të tërheq, pamje të egër, sy të zinj, në gjendje për të bërë për vete këdo dhe për të ngjallur frikë tek kundërshtari.
Ai lufton heroikisht kundër kolonializimit britanik dhe është një hero safi’, një personazh stoik dhe që ngjall besim.
Lëviz nga një urrejtje e pashërueshme ndaj anglezëve dhe nga urrejtja për Raja James Brook-ut të bardhë, i cili është armik i piratëve dhe përgjegjës për pengmarrjen e familjes së tij. Sandokan lufton me çdo mjet për çlirimin e mbretërisë së tij të vogël, ishullit të Mompracemit, i pushtuar nga armiku dhe në fund arrin ta çlirojë. /Përshtati A.H.