Aktualitet 7 Shkurt 2019, 14:51

“Sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet”, zbardhet dëshmia tronditëse e 14-vjaçares: Ish- dashuri do t’më

Shkruar nga Pamfleti
“Sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet”, zbardhet

“Sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet”, zbardhet dëshmia tronditëse e 14-vjaçares: Ish- dashuri do t’më shfrytësonte për prositutë

Në vendimin  e e Gjykatës së Durrësit ku u dënuan 7 adoleshentët e Kavajës, për përdhunimin e minorenes, u zbardh edhe plani i shfrytëzimit që kishin me 14 vjeçaren.

E mitura ka dëshmuar se ajo iu drejtua Policisë për shkak se kishte marrë vesh se ish i dashuri i saj, që në vendimin e gjykatës është identifikuar me inicialet A, kishte për qëllim që ta prostituonte për të fituar para.

Ai i kishte rrëfyer se me paratë që do merrte nga personat që do shkonte vajza, do të blinte lojëra në internet. “Sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet”, i kishte thënë ish i dashuri i saj.

“Përpara se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do ti jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet.

Pasi e ka pyetur shtetasin A lidhur me ketë fakt ky i fundit e ka pohuar duke i thënë se sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet.

Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare, 6 shtetasja M.B., e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit”, thuhet në materialin e Gjykatës së Durrësit.

Aktualitet gjykata Kavajë shfrytëzimi i të miturës