Sport 2 Tetor 2019, 12:11

Sarri i qartë, tregon pse nuk aktivizon Ronaldo-Higuain-Dybala

Shkruar nga Pamfleti
Sarri i qartë, tregon pse nuk aktivizon Ronaldo-Higuain-Dybala

Maurizio Sarri ndihet i kënaqur me fitoren dhe ndeshjen e Juventusit kundër Bayer Leverkusen. Higuain, Bernardeschi dhe Ronaldo ishin autorët e golave, që i dhuruan suksesin e parë evropian Sarrit me bardhezinjtë.

CUADRADO – “Ndeshja ishte e vështirë dhe qarkullimi i tyre i topit na hoqi iniciativën dhe na konsumoi energji. Pjesën e dytë gjermanët ranë, ndërsa ne luajtëm shumë mirë. Po rritemi në mbrojtje. Cuadrado po përshtatet dhe De Ligt po rritet shumë. Kolumbiani po i realizon inkursionet e tij në kohën dhe mënyrën e duhur. Puna me Barzaglin do ta përmirësoje edhe më shumë.

TRESHJA OFENSIVE – “Nëse do isha ulur në një bar, edhe unë do tundohesha për t’i parë së bashkë në fushë Ronaldon, Higuain dhe Dybala. Në pankinë duhet të mendoj për ekuilibrin e skuadrës. Është herët të mendojmë në këtë moment bashkëjetesën e të treve në formacion.”

Sport Juventus Maurizo Sarri