Sport21 Korrik 2019, 16:44

Sarri shpërthen në kritika: Pësuam gola naivë, mbrojtja shumë dobët

Shkruar nga Pamfleti
Sarri shpërthen në kritika: Pësuam gola naivë, mbrojtja

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, foli pas ndeshjes së humbur me Tottenham-in. Ai u ndal te gabimet e bëra në mbrojtje në pësimin e golave.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne kundër një ekipi që ka luajtur prej vitesh së bashku dhe kanë një trajner prej vitesh. Kishte diferenca dhe në aspektin fizik, ata ishin më lart, më shpërthyer.

“Nëse duam të tregojmë veten duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Në pjesën e parë ne u mbrojtëm mbrapa dhe ishte e vështirë të dilnim para. Në pjesën e dytë ishim më mirë, qarkulluam topin dhe luajtëm me kualiteti. U treguam naiv në vendosje dhe pësuam 3 gola”, – tha trajneri i Juventusit.

Sport Juventus Maurizio Sarri