Sport10 Gusht 2018, 15:48

Sarri vendos përfundimisht për Hazard, merret vendimi për belgun

Shkruar nga Pamfleti
Sarri vendos përfundimisht për Hazard, merret vendimi për belgun

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, foli në lidhje me merkaton e ekipit londinez. Ai mendon se skuadra e tij ka bërë mirë. Tekniku foli para fillimit të kampionatit. 

“Mendoj se është e pamundur, është e pamundur, sepse këtu merkatoja është mbyllur. Tani nuk mund t’i ndryshojmë lojtarët e rëndësishëm, prandaj mendoj se është e pamundur. Hazard është me ne, kam folur me të tri, ose katër herë, për gjithçka, dhe ai kurrë nuk ka thënë diçka për merkaton, prandaj mendoj se është shumë i lumtur të qëndrojë këtu”.

Lidhur me largimin e Courtois Sarri nuk u përgjigj negativisht: “Jam shumë i lumtur, situata e Courtois ishte e qartë, ai donte të shkonte në Madrid, kishte disa arsye personale, unë nuk i dija në të vërtetë. Por kemi blerë një portier të ri, një nga më të rëndësishmit në Europë. Jam shumë i lumtur edhe për Kovaçiç, sepse ka karakteristika për ne”, – u shpreh Sarri. 

Sport Chelsea Maurizio Sarri