Bota28 Janar 2023, 13:10

Scholz: Mbështetja jonë për Ukrainën, nuk nis një luftë midis Rusisë dhe NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
Scholz: Mbështetja jonë për Ukrainën, nuk nis një

Kancelari gjerman Olaf  Scholz ka reaguar në lidhje me mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, duke theksuar se Gjermania nuk është e përfshirë në luftë.

“Unë premtoj të mbaj gjithmonë parasysh sigurinë e Gjermanisë. Që nga fillimi i luftës kemi pasur tre parime udhëzuese. Së pari: do bëjmë atë që është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën, në frontin humanitar, financiar dhe të armatimit. Së dyti: le të shmangim një përshkallëzim.

Nuk duhet të çojë në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Dhe së treti: Gjermania nuk do të marrë iniciativa të vetme, por pajtohet ngushtë me partnerët, para së gjithash SHBA.

Kjo është rruga jonë përpara”, thotë Scholz. kështu thotë kancelari gjerman Olaf Scholz në podkastin e tij të së shtunës, duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë dhe përfshirjen progresive të Gjermanisë”,thotë Scholz.

 

 

Bota Lufte oalf scholz Ukrainë.