Bota10 Qershor 2022, 15:23

Scholz thirrje Serbisë për të njohur Kosovën, reagon Rusia: Beogradi nuk i ka asnjë borxh Brukselit

Shkruar nga Pamfleti
Scholz thirrje Serbisë për të njohur Kosovën, reagon Rusia:

Scholz thirrje Serbisë për të njohur Kosovën, reagon Rusia: Beogradi nuk i ka asnjë borxh Brukselit

Rusia ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Kancelari u shpreh se Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, si kusht për tu anëtarësuar në BE.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, shprehet se Serbia nuk i ka asnjë borxh Brukselit. Sipas saj është Perëndimi është borxhli ndaj serbëve.

“A janë këta ‘miq’ të Serbisë? Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Mediat në Moskë kanë sjellë në vëmendje thirrjet e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin që Serbia të rishikojë edhe njëherë planet për integrim në BE.

Bota Beogradi Brukseli Kosove Olaf Scholz Serbia