Politike10 Shkurt 2022, 21:11

“S’e kam problem të shpallem non grata”, paralajmëron Kryemadhi: Kur Ilir Meta është i qetë duhet ta kesh frikë

Shkruar nga Pamfleti
“S’e kam problem të shpallem non grata”,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se janë bërë shumë lobime ndaj saj në Amerikë për ta përshirë në listën e zezë të DASH, ndëra deklaroi se nuk e ka aspak problem të shpallet ‘non grata’.

Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi tha se lobimi është bërë nga Rama dhe njerëzit e tij, por shtoi se çështja e shpalljes non gata, e mbaroi efektin në shoqërinë shqiptare në momentin që Vangjush Dako, i përfshirë në këtë listë, është përfshirë në fushatën elektorale të PS.

“Normal që është lobuar shumë kundër Kryemadhit në Amerikë nga Rama dhe zarat e tij. Duhet të kuptoni që historia e shpalljes non grata nuk është e rastësishme, ka një gjë mbrapa. Nuk është thjesht lobim parash. Për një gjë të jeni të bindur, çështja e shpalljes non gata, e mbaroi efektin në shoqërinë shqiptare, nëse nuk të funksionon sistemi i drejtësisë s’ka asnjë lloj vlere. Mund të shpallësh non grata Dakon, por kandidon ai në Durrës e dimë si e vendosi atë zonjën”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se më herët, bashkëshorti i saj Ilir Meta, në një dalje publike, teksa e quajti shpalljen “non grata” të Liri Berishës të papranueshme, deklaroi se më mirë do ishte që “non grata” të ishte shpallur pikërisht Monika Kryemadhi.

Gjatë intervistës, Kryemadhi paralajmëroi gjithashtu se duhet patur frikë qetësia e Metës në këto momente.

“Unë kam frikë më shumë nga qetësia e Ilir Metës. Kur Ilir Meta është i qetë atëherë duhet ta kesh frikë, sepse kur është i qetë, ai e ka marrë vendimin dhe kjo do të thotë se ai do t’i shkojë vendimit deri në fund”- tha Kryemadhi.

Politike Kryemadhi Meta Non-Grata