Politike10 Maj 2022, 13:06

"Seanca e parë më 16 maj"/ Açka i drejtohet mazhorancës: Ju e keni zgjedhur kreun e ri, ne na doni si buzëkuq për t’u dukur bukur

Shkruar nga Pamfleti
"Seanca e parë më 16 maj"/ Açka i drejtohet

"Seanca e parë më 16 maj"/ Açka i drejtohet mazhorancës: Ju e keni zgjedhur kreun e ri, ne na doni si buzëkuq për t’u dukur bukur

Ka nisur sot në mesditë Konferenca e Kryetarëve e mbledhur për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Që në nisje, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla u shpreh se seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet në 16 maj.

“Në vijim edhe të diskutimit të zhvilluar në pjesën e parë të kësaj mbledhje unë i qëndroj propozimit të bërë për të zhvilluar raundin e parë në datë 16 maj ora 17:00, një seancë të posaçme sic e përcakton kushtetuta dhe nenet e rregullores së Kuvendit. Kjo datë është një datë e përshtatshme brenda afatit”, tha Balla.

Nga ana tjetër deputetja e PD, Flutura Açka u shpreh skeptike për këtë proces. Ajo deklaroi se mazhoranca e ka zgjedhur Presidentin, i cili sipas saj është ndonjë person që i ka shërbyer komunizmit ose ndonjë lëpirës dore, siç e konsideroi ajo.

“Kështu që ky si proces ndoshta pa dashje, jo me dëshirën e keqe u bë disi pjesë. Unë e shikoj që huqi nuk ka për t’ju lënë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin dhe ne jemi buzëkuqi juaj që të dukeni të bukur para Evropës. Unë jam e bindur që ju e keni zgjedhur presidentin për mos thënë dhe emra. Ju nuk keni kriter të tretë, ose bijën o se birin e një komunisti që i ka shërbyer asaj kohe, ose ndonjë lëpirës dore”, u shpreh Açka.

Açka solli në vëmendje edhe zgjedhjen e presidentit aktual, duke thënë se mazhoranca duhet të kërkonte falje.

“Më kujtohet mirë mënyra si u zgjodh ai, ka qenë një zgjatje dore e kryetarit tuaj. Ne na ka lënë shije të keqe mënyrën si është zgjedhur. Unë e ndoqa mënyrën tuaj të zgjedhjes, por unë kam drojet e mia dhe frikrat e mia në këtë pikë.

Çfarë ka ndodhur, e shatë, hëngrët ngjala, e lëvduat dhe tani do ti bëni funeralin politik. Ju duhet të kishit kërkuar ndjesë shqiptarëve për mënyrën si e zgjidhët presidentin aktual”, tha deputetja.

Politike Flutura Açka president seance Taulant Balla