Politike27 Nëntor 2022, 10:54

Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri sjell Bashën në Parlament: Moment emocionues

Shkruar nga Pamfleti
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri sjell Bashën

Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri sjell Bashën në Parlament: Moment emocionues

Mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka sjellë ditën e sotme në Kuvend edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ish-kreu i të djathtëve shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova, ndërsa në Parlament ka nisur seanca e përbashkët në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Po ashtu, Basha ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe një selfie nga salla.

“Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar,” shkruan Lulzim Basha në postimin e tij.

Kujtojmë se Basha ka munguar kryesisht në seancat plenare që prej daljes së informacioneve se PD, kur drejtohej nga ai, ka marrë financime nga Rusia.

Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar ???? pic.twitter.com/Kmbn0FxoFE

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 27, 2022

Politike #Lulzim Basha ne parlament seanca e jashtezakonshme