Politike27 Nëntor 2022, 11:01

Seanca e përbashkët/ Ministri i Brendshëm i Kosovës: Me Shqipërinë duhet të ecim më shpejt drejt Europës

Shkruar nga Pamfleti
Seanca e përbashkët/ Ministri i Brendshëm i Kosovës: Me

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur sot fjalim në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në 110 vjetorin e pavarësisë.

Ai tha se tani marrëveshjet duhet të përshpejtohen dhe të dy vendet të bëhen një drejt objektivave europiane.

“Kemi realizuar një shtet të madh të shqiptarëve. Tani është koha që hapat tonë të jenë një, që mbërritja drejt qëllimit të jetë edhe më i shpejt. Marrëveshjet mes dy vendeve, kanë nisur të japin efektet e para.

Ka një sërë marrëveshjen për hapjen e pikave të përbashkëkufitare për lehtësimin e procedurave. Si pasojë e kësaj mase, gjatë verës kalimi i kufirit është bërë pa asnjë procedurë. Kemi eliminuar barrat burokratike.
Po punojmë për forcimin e Kosovës, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të Shqipërisë.
Bashkë me Shqipërinë, të pa kapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht”, tha ai.

Politike mbledhja e perbashket Xhelal Sveçla