
Seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama e Kurti u pritën me këngë e valle
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërritën në Kuvend ku po mbahet mbledhja e përbashkët mes deputetëve të dy vendeve.
Gjatë mbërritjes së tyre, në sfond janë luajtur këngë dhe valle popullore, ndërsa dy krerët e shteteve shoqëroheshin nga dy kryeparlamentarët.
Delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Tiranë, pak para nisjes së mbledhjes së dy kuvendeve në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.