Politike28 Korrik 2022, 17:28

Seanca për ndryshimet në qeveri, Berisha: Padrinoja i Ahmetajt e ka emrin tender begu Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për ndryshimet në qeveri, Berisha: Padrinoja i Ahmetajt e ka

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi të lejohet debati në Kuvend për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit.

Berisha e quajti një akt të pashembullt dhe vendim flagrant për të shkelur rregulloren, mos lejimin e debatit ditën e sotme.

Gjithashtu lidhur dhe me shkarkimin e Ahmetaj nga posti i zv/Kryeministrit, Berisha ju drejtua Kryeministrit Edi Rama, me një mesazh duke u shprehur që ska rëndësi sa herë i ndryshon xhaketat  (referuar shkarkimeve të ministrave), nuk e ndryshoni dot faktin që keni vjedhur u shpreh Berisha.

“Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrantë rregullore, u garanton në nenin e saj 110 pika 4, garanton debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Ky është një akt i pashembullt. Një e drejtë e deputeti për debat në këtë parlament. Është një vendim që merret në kuadrin minizmit të plotë e vendosur nga mazhorance e drogës dhe e krimit. I them Edi Ramës se çdo xhakete të veshësh dhe zhveshës asgjë nuk të heq qyrkun dhe vjedhësit dhe ti kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Sepse do u faktoni shqiptarëve se padrino e Ahmetajt e ka emrin tender begu Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Politike #Shkarkimi Ahmetajt Berisha seanca