Aktualitet11 Qershor 2018, 19:58

Segmenti Kukës-Morinë, gëlltit edhe 2.5 miliardë lekë për sigurinë, në preventinin “Luli” figurojnë të kryera me 2

Shkruar nga Pamfleti

Segmenti Kukës-Morinë, gëlltit edhe 2.5 miliardë lekë për sigurinë, në preventinin “Luli” figurojnë të kryera me 21 milionë euro

Nis mbushja e gropave të korrupsionit

Nis mbushja e gropave të shumta financiare, të hapur prej korrupsionit, që ish-ministri Lulzim Basha hapi, kur firmoste çeqet me miliona euro, të kësaj rruge të lënë copa-copa.

Sot që Luli është shef i opozitës dhe po ndeshet “dhëmb për dhëmb” me korrupsinin, ka nisur mbushja e këtyre gropave, që në fakt janë “plagë” të kësaj rruge.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, ka njoftuar se në datën 9 korrik 2018, “Rruga e Kombit” do të gëlltisë edhe 2.5 miliardë lekë për plotësim, rakordim, masa mbrojtëse dhe siguri rrugore, në viaduktet e aksit Kukës-Morinë., ndërkohë që në preventinin “Luli”, këto zëra punimesh figurojnë të kryera me 21 milionë euro!/Pamfleti

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet