Sport 8 Mars 2022, 21:26

Sehiku i PSG i përfshirë në korrupsion, prokuroria zvicerane nuk dorëzohet, kërkon 28 muaj burg për Naser Al Khelaifin

Shkruar nga Pamfleti
Sehiku i PSG i përfshirë në korrupsion, prokuroria zvicerane nuk

Sehiku i PSG i përfshirë në korrupsion, prokuroria zvicerane nuk dorëzohet, kërkon 28 muaj burg për Naser Al Khelaifin

Prokuroria zvicerane nuk po dorëzohet. Në të kundërtën, pavarësisht nga humbja e pësuar në shkallën e parë në vjeshtën e vitit 2020, Prokuroria Publike e Konfederatës (MPC) shpalli pasditen e kësaj të marte në Bellinzona, kërkesa ekuivalente përpara Gjykatës së Apelit të Gjykatës Federale Penale (TPF).

Pas katër orësh aktakuzë, me një shfaqje rrëshqitëse, MPC kërkoi përkatësisht një “dënim me burg” prej 28 muajsh ndaj Naser Al-Khelaifi dhe 35 muaj kundër Zherom Valcke. Pa specifikuar, nëse kjo u shoqërua me një pezullim të pjesshëm apo jo. Tridhjetë muaj burg u kërkua për të pandehurin e tretë, grekun Konstantinos Nteris.

Në shkallë të parë, prokuroria zvicerane kishte kërkuar 28 muaj burgim, këtë herë të pezulluar pjesërisht, kundër Al-Khelaifi, president i “beIN Media” dhe PSG, i gjykuar për “nxitje të rënduar të menaxhimit të padrejtë”.

Ajo gjithashtu kërkoi dhe tre vjet burgim, të pezulluar pjesërisht, ndaj Valckes, ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, i akuzuar për “menaxhim të padrejtë të rënduar të përsëritur” në këtë seksion. Dy personat u liruan përfundimisht nga TPF në vjeshtën e vitit 2020.

Akt-gjykimi, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, do të diskutohet dhe duhet të shpallet brenda disa javësh.

Sport Naser Al Khelaifi presidenti i PSG Prokuroria zvicerane