Bota15 Dhjetor 2018, 08:49

Sekretari amerikan: Kina të lirojë shtetasit kanadezë, arrestimi i tyre i paligjshëm

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari amerikan: Kina të lirojë shtetasit kanadezë, arrestimi

Sekretari amerikan: Kina të lirojë shtetasit kanadezë, arrestimi i tyre i paligjshëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ndalimi i dy shtetasve kanadezë në Kinë është i paligjshëm si dhe bëri thirrje për lirimin e tyre, transmeton AP.

Kina arrestoi dy kanadezë këtë javë, si një shenjë hakmarrje ndaj arrestimit të një punonjësi të teknologjisë në Kanada, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo e bëri deklaratën pas takimit në Uashington, që ai dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, patën me homologët e tyre nga Kanada.

Bisedimet erdhën në mes të mosmarrëveshjeve në rritje me Kinën, e cila kërcënon të komplikojë më tej lidhjet midis fqinjëve të Amerikës së Veriut./REL

Bota Mike Pompeo sekretari Amerikan i Shtetit