Bota12 Gusht 2022, 07:43

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar!

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar!

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar!

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se Vladimir Putin nuk ka gjasa të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.

Sipas Wallace, pushtimi rus i Ukrainës “ka filluar të dështojë” dhe se Britania e Madhe zotohet të ofrojë më shumë mbështetje ushtarake dhe financiare për mbrojtjen e kombit të Evropës Lindore. Në këtë nismë, Mbretërisë së Bashkuar i është bashkuar edhe Danimarka, raporton theGuardian.

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, megjithatë Rusia “po fillon të dështojë në shumë fusha”.

“Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor. Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve, ashtu edhe të personelit rus”, tha ai.

Vlen të theksohet se, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë dy prej shteteve që më së shumti po e përkrahin financiarisht dhe ushtarakisht shtetin ukrainas.

Bota #lufta në Ukrainë