Bota13 Maj 2022, 19:43

Sekretari i Mbrojtjes zhvillon bisedën e parë me homologun rus pas nisjes së luftës, kërkon largimin e trupave nga Ukraina

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i Mbrojtjes zhvillon bisedën e parë me homologun rus pas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur bisedimet me Rusinë sa i takon konfliktit në Ukrainë. Për herë të parë pas luftës, ka pasur një bisedë telefonike sot mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologun e tij rus Sergei Shoigu.

Pentagoni ka kërkuar që Rusia t’i japë fund luftës, ndërsa është rënë dakord që linjat e komunikimit të mbeten të hapura.

Ishte hera e parë që Austin fliste me Shoigu që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

“Të vazhdojnë të punojnë me unitet dhe vendosmëri për t’i ofruar Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus”, u tha në një deklaratë nga Pentagoni.

Bota #Austin Lufte Pentagoni