Bota29 Janar 2019, 09:33

Sekretari i përgjithshëm i OKB: Anti-semitizmi në rritje, urrejtja ndaj hebrejve po përkeqësohet në gjithë botën

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i përgjithshëm i OKB: Anti-semitizmi në rritje,

Sekretari i përgjithshëm i OKB: Anti-semitizmi në rritje, urrejtja ndaj hebrejve po përkeqësohet në gjithë botën

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se anti-semiztimi është në rritje dhe se urrejtja ndaj hebrenjve po përkeqësohet në gjithë botën.

Guterres tha se incidentet anti-semitike në Shtetet e Bashkuara janë rritur për 57% në vitin 2017.

Ai po ashtu tha se një agjenci monitorimi e Bashkimit Evropian ka raportuar vitin e kaluar se 28% e hebrenjve kanë përjetuar një lloj ngacmimi vetëm për të qenët hebrenj.

Guterres i bëri këto komente në OKB, në një ngjarje që shënoi 27 janarin – Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Në Holokaust, gjashtë milionë hebrenj dhe miliona të tjerë janë vrarë nga forcat e Adolf Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Jotoleranca sot po përhapet me shpejtësi të rrufeshme në internet dhe media sociale”, tha Guterres në një fjalim para diplomatëve./REL

Bota anti-semitizmi Antonio Guterres Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së