Bota19 Prill 2022, 20:00

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje për armëpushim në Ukrainë: Të hapen korridore humanitare në javën e Pashkës

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje për

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kërkuar pushimin e luftës në Ukrainë për një periudhë katër ditore, për të shënuar Javën e Shenjtë të kishës ortodokse.

Guterres ka dënuar ofensivat ruse në Ukrainën Lindore, ndërsa bëri thirrje për një pauzë humanitare nga e enjtja e shenjtë e ardhshme deri të dielën e Pashkëve, më 24 prill, për të lejuar hapjen e një sërë korridoresh humanitare.

“Në vend të festimit të jetës së re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore. Përqendrimi intensiv i forcave dhe fuqisë së zjarrit e bën këtë betejë në mënyrë të pashmangshme më të dhunshme, të përgjakshme dhe shkatërruese”, tha Guterres.

Bota #Guterres Lufta OKB