Aktualitet27 Prill 2018, 11:42

Sekretari i Shtetit Amerikan zhvillon takimin e parë me ministrin Bushati

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari i Shtetit Amerikan zhvillon takimin e parë me ministrin Bushatin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me sekretarin e ri të shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Bushati dhe Pompeo kanë zhvilluar bisedën e parë gjatë një takimi në selinë e NATO-s.

Gjatë bisedës Bushati i ka uruar sekretarit amerikan fat edhe suksese në detyrën e re. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm me anë të një postimi në Instagram.

“Biseda e parë me Mike Pompeo në selinë e NATO – s . I urova fat të mbarë dhe shumë sukses në punën e re,” – shkruan Bushati. Mike Pompeo është zgjedhur një ditë më parë si sekretari i ri i SHBA nga Senati Amerikan.

codramol
smile

Aktualitet