Bota31 Janar 2023, 23:00

Sekretarja britanike del zbuluar, sulmet dhe masat ndaj shqiptarëve për qëllime elektorale

Shkruar nga Pamfleti
Sekretarja britanike del zbuluar, sulmet dhe masat ndaj shqiptarëve

Sekretarja e Brendshme e Britnaisë së Madhe, Suella Braverman, e ka treguar hapur se sulmet e saj ndaj emigrantëve shqiptarë dhe masat e ndërmarra prej tyre, nuk janë asgjë tjetër veçse manovra për qëllime elektorale. Ajo ka deklaruar hapur se konservatorët nuk do të falen nëse nuk ndalojnë kalimet e emigrantëve në Kanalin e La Mashit.

Në një intervistë për “The Telegraph”, Sekretarja e Brendshëm tha se Qeveria duhet të ndalojë kalimet me varka të vogla nëse konservatorët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Unë thjesht nuk mendoj se do të falemi. Ne duhet të fitojmë besimin e popullit britanik për të gjitha çështjet dhe çdo ditë që jemi në qeveri. Kjo çështje është një zhgënjim i madh për shumë e shumë njerëz që takoj, por edhe për popullin britanik në përgjithësi. Unë besoj se reputacioni im dhe reputacioni i Partisë Konservatore është në fije të perit. Ka të bëjë me kompetencën dhe ka të bëjë me të qenit besnik ndaj popullit britanik që na vendosi në detyrë për të zgjidhur këtë problem”, tha ajo.

Më tej ajo ishte e drejtpërdrejtë duke thënë se pa ndaluar anijet me emigrantë nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Bota Britania e Madhe emigrantë Suella Braverman