Aktualitet 1 Gusht 2018, 23:02

Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit Kenedi

Shkruar nga Pamfleti
Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit

Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit Kenedi

Në 7 janar 2005 në moshën 87 vjeçare në një karrige me rrota qysh prej vitit 1985 dhe e ngritur vetëm në çastet kur shtrihej dhe kur ngrihej, e gjetën të vdekur. Në dekadat e fundit askush nuk e vizitoi përveç motrës Eunice Kennedy Shriver.

Pavarsisht se ishte fëmija i parë i klanit Kenedi, as Joseph-i, i ati dhe as Rose, e ëma nuk menduan për të kur vendosën ta nënshtronin për një lobotomi frontale dhe e mbyllën në një azil në Wisconsin.

Rosemary, idiotja e familjes, ashtu siç thërritej asokohe, fëmija me një dëmtim cerebral të parikthyeshëm për shkak të një manovre të gabuar gjatë lindjes, ishte reja e zezë e klanit të artë Kenedi, qengji i sakrificës, në epokën mesjetare do të kishte vdekur, sepse do të quhej e pushtuar nga djalli.

Megjithatë ajo që ndodhi duke nisur nga 1941 nuk ishte shumë ndryshe. Shkrimtari amerikan Irving Wallace publikoi një artikull me titull “Ia hoqën trurin”, ku përshkruante një lobotomi cerebrale, prerje e një ose më shumë lobujve të trurit në një ose në të dy hemisferat. Në këtë artikull Wallace e krahasonte gjymtimin me vdekjen e shpirtit. Në nëntor të 1941 filloi të ngrihej një kurth sekret në zemër të familjes Kenedi. 

Të bardhët, bjondët, fitimtarët, milionerët dhe të pushtetshmit dhe nga ana tjetër një sekret i ruajtur mirë, një skelet në dollap. E parrëfyera…gjithçka falet, por jo kjo…përballë kësaj të fshehte gjithë të tjerët ishin asgjë ose pothuaj asgjë. Dihej dhe falej se plaku Joseph Kennedy kishte qenë kontrabandist i alkoolit dhe ortak me mafiozët.

Dihej se kreu i mafias Sam Giancana kishte qenë kyç në zgjedhjet që çuan JFK në dhomën ovale. Pak ose aspak pagoi Ted Kennedy për dashurinë e tij me Mary Jo Kopechne, dehja e tij, aksidenti Chappaquiddick, rënia në liqen, vdekja e saj. Marilyn Monroe dashnore e JFK dhe e vëllait të tij, Bobit si dhe vdekja e çuditshme e saj, alkoolizmi i Ethel, gruas së Bobit.

Dy vëllezër të vrarë brenda 5 vitesh. Fantazma e përjetshme e hakmarrjes, kospiracioni…Askush nuk kujtohej për të voglën Rosemary Kennedy. /bota.al

 

Histori Fanatizmi Klani Kenedi Ruajtja Sekreti i tmerrshem