Aktualitet23 Mars 2018, 15:02

Seksologu Kim Drasa: Masturbimi, si dhe sa herë duhet bërë

Shkruar nga Pamfleti

Çdo fjalë për seksin vazhdon të jetë tabu në Shqipëri, por edhe në vende të përparuara. Prof.Dr. Kim M. Drasa, urolog- seksolog bën me dije se çfarë është në fakt masturbimi dhe formulën se sa herë konsiderohet masturbim normal për femrat, apo çfarë u ndodh meshkujve dhe femrave nëse masturbohen për një kohë të gjatë.

Çfarë është masturbimi?
Masturbimi është një stimulim erotik i vetvetes, shpesh me orgazëm, zakonisht nga përdorimi i duarve ose duke përdorur një ‘sex toy’ (vegël për eksitim seksual si vibratori). Masturbimin normalisht, përveç se në moshën e vogël kur meshkujve ju fillon maskulinizimi (dalja e qimeve në organet seksuale), e aplikojnë ata meshkuj që nuk kanë mundësi reale të gjejnë partnere femër. Masturbimi femëror ka ndodhur në ato femra që nuk kanë dashur të prishin virgjërinë, deri në momentin e martesës.
Masturbimi normal duhet të jetë në shifrat:
a)nga puberteti deri në adoleshencë duhet të jetë: 1 x në javë
b) nga 30 vite – 50 vite duhet të jetë: 1 x në 10 ditë
c) nga 50 vite e sipër duhet të jetë: 1 x në dy javë
Çfarë i ndodh një mashkulli dhe një femre nëse masturbohen për një kohë të gjatë, sipas Prof. Dr. Kim M. Drasa?

Mashkullit
I ndodh absurditeti më i rëndë në arritjen e orgazmës, nëse e aplikojnë masturbimin çdo ditë ose dy herë në ditë. Këta meshkuj edhe kur janë duke bërë seks real me partneren nuk kënaqen. Më keq ndodh me ata që pasi arrijnë në orgazmë, shkojnë në dush dhe masturbojnë. Ky handikap është më i keqi për mashkullin.

Femrës
Ajo femër që ka masturbuar që e vogël nuk arrin në orgazmë edhe kur bën seks normal me partnerin (intercourse). Gjatë kryerjes së aktit seksual qoftë dhe me mashkull të fuqishëm, ato bëjnë në të njëjtën kohë edhe fërkimin e klitorit për të arritur në orgazmë. Ky vet-veprim ndikon shumë keq në arritjen normale të kënaqësisë seksuale. Kjo influencon negativisht në arritjen e martesës normale me partnerin. Ky absurditet mund të pranohet vetëm një herë, por jo gjithë jetën bashkëshortore.
Ekspertët seksologë janë të ndarë në dy grupe, pro masturbimit dhe kundër masturbimit.

Pro masturbimit:
Masturbimi ndihmon në reduktimin e stresit dhe dhimbjes, duke përmirësuar tensionin seksual, duke reduktuar pagjumësinë, si dhe ndihmojnë e nxitin metabolizmin (tretjen e ushqimeve).

Kundra masturbimit:
Praktikimi i shpeshtë i masturbimit ka disa efekte negative. Ai mund të shkatërrojë marrëdhënien në çift dhe mund të keqësojë shëndetin tuaj veçanërisht kur aplikohet shumë herë. Disa nga këto efekte negative, mund të jenë: humbja e memorjes, një superprodhim i hormoneve seksuale, të errëson pamjen, dhimbje. Gjithashtu, shkakton shterim të burimeve seksuale të cilat manifestohen duke e çuar personin që e aplikon në impotencë.

Dëmtimet nga masturbimi
Efekt psikik:
Masturbimi ka një tendencë të çojë në izolim të kapacitetit psikologjik dhe social. Personat janë të fokusuar në vet-kënaqësi, ose fantazojnë rreth ndonjë tjetri, në të njëjtën kohë kur masturbojnë.

Deprivim emocional:
Ruajtja normale e emocioneve është e pamundur për një person që praktikon këtë zakon. Ai shkon drejt eksperiencës së deprivimit të plotë të emocioneve seksuale dhe automatikisht, duke u shkëputur nga realiteti botëror.

Dëmtimi i sensibilitetit:
Zakoni i aplikimit të masturbimit, ka një tendencë negative në çuarjen drejt topitjes të mekanizmit të veprimit normal të organeve seksuale dhe kjo ndodh kur masturbimi aplikohet shumë herë. Pakësimi i fertilitetit, çon kështu, në shkatërrimin e funksionit normal të lidhjes seksuale dhe martesës.

Vet-kënaqësia seksuale:
Sfondi emocional i vetkënaqësisë zakonisht vepron kundër funksionimit normal të arritjes së kënaqësisë seksuale, duke prishur dhe dëmtuar partnerët dhe familjen.

Kontrolli i mendjes:
Kur masturbimi praktikohet shpesh, një shembull ose cikël fantazish instalohen brenda mendjes. Ky perversitet ka një tendencë të kontrollojë mendjen dhe ky, nga ana e tij ose e saj, fillon aktin e vet-kënaqësisë seksuale.

Tabu në Japoni
Një nga rastet e vendeve të përparuara ku aktualisht është akoma tabu kjo çështje është Japonia. Gratë japoneze nuk mund të flasin ende hapur, rreth masturbimit. Në 1988 termi “sex” doli për herë të parë në kopertinën e një revistë japoneze dhe ato u shokuan nga fjala “sex” në kopertinën e revistës së tyre.
Por në një eksplorim në vitin 1989, kjo revistë zbuloi se 64% të grave japoneze masturbonin. Gjithashtu në një survejim në 2014 me 500 gra, u zbulua se 95% e grave ishin të përfshira në këtë lloj vetëkënaqësie, pra, masturbojnë.

Në një studim tjetër, në të cilin, më tepër se 70% e grave, u përgjigjën se trupi dhe mendja e tyre ndryshonin për mirë nga masturbimi. Kështu pra, masturbimi duket se luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen shëndetshëm, fizikisht dhe mendërisht. Aktualisht, në Japoni, më tepër se 60% e femrave të reja masturbojnë një herë në javë, më tepër se gjysma e tyre përdorin gishtat e veta, por gjithashtu edhe ‘sex toys’, siç janë rrethoret dhe vibratorët. Megjithatë, përdorimi i këtyre ‘lodrave’, shkakton shtimin e rasteve me infeksione seksualisht të transmetueshme.
Prof.Dr. KIM M. DRASA, Urolog – Sexolog, Presidenti i AUSA (Shoqata Urologëve-Seksologëve)

Shije

Aktualitet