Aktualitet28 Mars 2022, 13:28

“Sekuestrim mjeti nëse nuk paguhet gjoba”/ Policia harron rrugët me arna dhe gropa, “dend” me gjoba shoferët

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi shoferët se në rast se një gjobë nuk paguhet brenda 30 ditëve, atyre do t’ju sekuestrohet mjeti, deri në momentin e shlyerjes së gjobës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ditën e sotme, duket se ky mision ka nisur menjëherë, pasi policia ka vijuar me “dorë të hekurt” duke mos kursyer askënd që shkel rregullat e qarkullimit rrugor.

Tashmë prej kohësh Policia e Shtetit e rëndon dorën me qytetarët, por harron se rrugët e Shqipërisë, vijojnë të mbeten të arnuara, me gropa, shumica pa ndriçim dhe sinjalistikë, duke u bërë shkak, jo vetëm për shkelje, por edhe për aksidente të rënda.

Shpeshherë mjafton një shi i vogël, për t’i bërë akset të pakalueshme, ndërsa kafshët dhe këmbësorët dalin lirshëm edhe në mes të rrugës, për shkak të kushteve të dobëta.

Gjatë javës raportohet se janë vendosur 6932 gjoba si dhe janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, 27 shtetas.

Gjatë javës po ashtu janë pezulluar 115 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 6932 masa administrative, me një mesatare 990 masa në ditë, konkretisht:

– 73 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
– 128 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
– 115 për xhama të zinj;
– 325 masa për parakalime të gabuara;
– 1037 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 559 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 116 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 93 masa administrative për mungesë siguracioni;
-3188 masa administrative për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;
– 1298 për shkelje të ndryshme.

Aktualitet gjobe policia e Shtetit rrugë