Kronike 9 Qershor 2022, 15:55

Sekuestrimi i pasurive, Gjykata e Lartë nuk pranon ankimimin e ish-gjyqtarit Admir Thanza

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i pasurive, Gjykata e Lartë nuk pranon ankimimin e

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-gjyqtarit Admir Thanza. Ky i fundit u mor nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe ju sekuestruan një apartament dhe një dyqan. Thanza ju drejtua Gjykatës së Lartë dhe kërkoi heqjen e sekuestros për pasuritë. Por Gjykata e Lartë e ka refuzuar.

Një vit më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, i cili u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019 për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi gjatë procesit të vetingut u gjet se kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali.

Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.

Kronike 'Thanza' gjyqtar