Kosova 6 Janar 2023, 21:07

Serbët ngrihen në protestë pas plagosjes së dy të rinjve, bllokohet rruga Prevallë-Shtërpcë

Shkruar nga Pamfleti
Serbët ngrihen në protestë pas plagosjes së dy të

Plagosja e dy të rinjve serbë, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, ka bërë që serbët lokalë të bllokojnë rrugën Prevallë-Shtërpcë.

Policia e Kosovës njoftoi se rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Sot rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Prishtine Protesta Serbet