
Serbët nuk “vënë” mend, pavararësisht dënimeve nga FIFA dhe UEFA, shpalosin banderolë kundër Kosovës në ndeshjen e Euroligës
Serbët nuk i ndalin porvokimet, teksa në çdo ngjarje sportive shpalosin banderola kundër Kosovës. Pavarësisht dënimeve që marrin vazhdimisht nga FIFA dhe UEFA, duket se nuk “vënë” mend.
E fundit është shpalosur në një ndeshje të Euroligës ku skuadra italiane e Milanit u përball me Sërvena Zvezdën. Tifozët serbë që ndodheshin prapa koshit vendosën të shpalosnin këtë banderolë dhe për çudi një gjë e tillë qendroi gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u largua.
Për këtë ka reaguar edhe përfaqësuesi për çështje të sigurisë, Agim Musliu në rrjetin social Twitter.
“FIBA, ky është provokim serb dhe rus kundër Kosovës dhe sundimit të lojës së ndershme, kundër tolerancës dhe demokracisë. Duke lejuar këtë flamur në ndeshjet zyrtare të FIBA-s, ju po promovoni ambiciet e tyre. Ndalojeni këtë”, ka shkruar Musliu në Twitter.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga FIBA, por as nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk ka dërguar ndonjë ankesë në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror.
@FIBA this is #Serbian and #Russian provocation against #Kosovo and the rule of fair play, against tolerance and democracy! Allowing this #flag in #FIBA official matches, you are promoting their ambitions! ? Stop that! pic.twitter.com/unQ3sKivP5
— Agim Musliu (@agim_musliu) February 3, 2023