Në Serbi po konsiderohet shokuese kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) për të marrë nga FIFA dhe Katari njërin prej stadiumeve ku po luhen ndeshjet e Kupës eë Botës.
Bëhet fjalë për stadiuminku Serbia provokoi me anë të një flamuri ku ishte vendosur harta e Kosovës brenda saj dhe shkruhej “Nuk dorëzohemi”, para ndeshjes me Brazilin, për çka FIFA ka hapur procedurë ndaj saj.
“Shok – kanë paditur Serbinë në FIFA, ndërsa tani kanë kërkesë tjetër: Nga Kosova kërkojnë që t’iu dhurohet stadiumi ku do të luajnë ‘shqiponjat’”, ka shkruar gazeta beogradase “Blic”.
Me pseudenimin “Shqiponjat” serbët iu referohen përfaqësueses së tyre.
Reagimi ka ndodhur pasi FFK-ja disa herë e ka përmendur mundësinë që të marrë stadiumin e Katarit “974”, që është objekt i përkohshëm, i ndërtuar nga 974 kontejnerë transporti, të ricikluar.
Pas Botërorit, ky stadium do të çmontohet dhe sipas FFK-së mund të përfundojë në Kosovë.
Të shtunën, FIFA hapi procedurë disiplinore ndaj Federatës serbe për shfaqjen e një flamuri diskriminues ndaj Kosovës në zhveshtoren e serbëve, para ndeshjes me Brazilin, të cilën e humbi duke marrë dy gola.