Aktualitet29 Janar 2023, 22:43

“Serbia dhe Kosova nuk kanë rrugë tjetër’, Carl Bildt: Plani franko-gjerman, propozim i drejtë për të dyja palët

Shkruar nga Pamfleti
“Serbia dhe Kosova nuk kanë rrugë tjetër’, Carl

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e ka cilësuar propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si një propozim të drejtë.

Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara. Nga ana tjetër ai e ka bërë të artë se si Beogradi ashtu dhe Prishtina nuk kanë asnjë rrugë tjetër veçse të pranojnë propozimin në fjalë.

Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Duke folur për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti tha se ai nuk i është prezantuar në formën “merre ose lëre”, por si platformë për diskutim.

Ai përsëriti se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por tha se nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte. Nga ana tjetër ai është kundër Asociacionit të komunave serbe. Ndërkohë presidenti serb Vuçiç ka dhënë sinjale se do ta mbështesë atë propozim.

Kryesore Kosova plani franko-gjerman Serbia