Bota 3 Shtator 2022, 21:09

“Serbia jep shenja lufte”/ “Russia Today” nxit konflikt në Ballkan: Koha për denazifikimin e rajonit

Shkruar nga Pamfleti

Moska vijon t’i hedhë benzinë zjarrit të konfliktit në Ballkan. Që kur nisi sulmi në Ukrainë, Rusia ka tentuar ta shtrijë tension dhe në rajonin tonë.

Stacioni televiziv rus “Russia Today” transmetoi një dokumentar me titull “Serbia jep shenja lufte”, në të cilin nxit shpërthimin e luftës në Ballkanin Perëndimor. Gazetarët kanë shkuar në Serbi, pak pas konflikteve që ndodhën në Veri të Kosovës. Ata nxisin serbët që të fillojë konfliktin.

Djali im dhe fëmijët e tjerë do të jetojnë në një vend të paqes absolute, ku janë mbledhur të gjitha shtetet serbe, nga deti serb, përmes Bosnjës serbe, Kosovës serbe…  Ashtu si Rusia arrin të denazizojë, çmilitarizojë dhe çlirojë botën ruse, ashtu edhe ne serbët kemi të drejtën, përmes operacioneve speciale, të krijojmë një botë serbe që do të jetojë në paqe dhe liri”, tha Misha Vaçiç, krahu i djathtë ekstrem serb, raporton televizioni shtetëror rus.

RT ia kushtoi të gjithë emisionin ekstremistëve serbë, por përmend dhe Patriarkun Porfiri, apo presidentin Vuçiç dhe ambasadorin rus në Beograd.

Të shtënat në pikën kufitare Brnjak, si njëqind vjet më parë në Sarajevë, pothuajse çuan në një krizë globale”, thekson RT, duke iu referuar barrikadave të serbëve të Kosovës muajin e kaluar në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Brnjak.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Nuk do të lëmë asnjë fëmijë, edhe sikur të jetonin në Mal të Zi, Bosnje dhe Kosovë. Është detyrë e brezit tonë të sigurojmë që askush të mos mbetet pas, askush të mos harrohet. Shumë veteranë lufte janë me ne, shumë njerëz që kaluan nëpër Siri, Ukrainë, bombardimet në 1999”, tha për RT Damjan Knezheviç, themelues i patrullës së formacionit paramilitar Narodna.

Po ashtu ka folur dhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Ai është ndaluar te propozimi që ka bërë Moska për të hapur një bazë ushtarake në Serbi.

Por ajo që tregon qartë se Rusia kërkon konflikt është se ata citojnë një deklaratë të presidentit Vuçiç, i cili në fakt nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës siç bëri Rusia me Krimenë”, citon RT, Vuçiçin.

Pra duket qartë se Moska po mundohet të përdorë satelitët e saj që të nxisin kaos e konflikt në Ballkan. Beogradi është mundur të mbajë qëndrime me dy standarde, duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë, por dhe duke mbajtur raporte korrekte me Perëndimin. Por duket se Moska nuk e do një gjë të tillë dhe po përdor gjithçka që të nxisë Beogradin të tentojë destabilizim.

Bota dokumentar Rusia Serbet