Bota 5 Dhjetor 2022, 13:21

Serbia ndjek shembullin e Rusisë, nis mobilizim të gjerë ushtarak; Vuçiç thërret në shërbim çdo person mbi 30 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Serbia ndjek shembullin e Rusisë, nis mobilizim të gjerë

Serbia vijon t’i hedhë benzinë zjarrit të tensioneve në Ballkan. Ndonëse ndërkombëtarët shmangën përplasjet në Veri, duket se Beogradi po mobilizon njerëzit e tij për luftë.

Pas pajisjes me raketa të marra nga Kina, Serbia duket se po ndjek të njëjtën skemë si Rusia, pasi do të fillojë një mobilizim të gjerë ushtarak.

Blic” raporton se ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç paralajmëroi një rikthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi si edhe trajnimin e të gjithë personave që janë mbi 30 vjeç.

Vuçeviç u shpreh se këtij trajnimi duhet t’i nënshtrohen edhe ata të moshuar që “kanë hyrë në dekadën e katërt”. Por ai u shpreh se qëllimi kryesor do të jetë për arsye emergjence.

Qëllimi i rivendosjes së shërbimit ushtarak është trajnimi i gjeneratës së ardhshme për të vepruar në situata krize në mënyrë që qytetarët e Serbisë të jenë të sigurt. Ne jemi të shqetësuar kur kemi një përmbytje ose zjarr dhe nuk dimë si të reagojmë”, tha ministri.

Rajoni Serbia Ushtria Vucici