Sport26 Nëntor 2022, 16:54

Serbia shpalosi hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, Daçiç takon Infantinon: Pavarësisht se është futboll, nuk tërhiqemi nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti
Serbia shpalosi hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb,

Serbia shpalosi hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, Daçiç takon Infantinon: Pavarësisht se është futboll, nuk tërhiqemi nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç komentoi në rrjetet e tij sociale atë çfarë ndodhi me flamurin e Serbisë me Kosovën brenda në dhomat e zhveshjes së futbollistëve serbë përpara ndeshjes me Brazilin, dy netë më parë dhe ankesën që ka bërë Kosova në FIFA për këtë çështje.

Diplomati serb ka postuar në faqen e tij edhe foton me flamurin dhe një foto ku ai është takuar me Xhani Infantinon, Presidentin e FIFA-s. Në postimin e e tij, Daçiç shprehet se nuk do të dorëzohen asnjëherë, pavarësisht se bëhet fjalë për futboll.

“Me Xhani Infantinon, sigurisht nuk ndaj të njëjtat pikëpamje në anëtarësimin e plotë të shtetit të vetëdeklaruar Kosovë në organizatën e FIFA, dhe ia përsërita këtë Infantinos mbrëmjen që luajtëm me Brazilin. Ndërkohë që Kupa e Botës është duke u zhvilluar në Katar, e ashtuquajtura Federatë e Kosovës del në pah duke paditur Serbinë në FIFA për një foto që tregon flamurin serb me kufijtë e Kosovës dhe Metohisë dhe me mesazhin “Nuk dorëzohemi” në dhomat tona të zhveshjes.

A post shared by Ivica Dačić (@ivica.dacic.rs)

Zyrtarët e Federatës së Kosovës e kanë përshkruar këtë një akt shovinismi dhe agresioni, madje shpeshherë ata janë shqetësuar edhe nga përshëndetja jonë me tre gishta…Le t’u bëjmë të qartë atyre se për ne Serbët nuk do të ketë asnjëherë dorëzim, pavarësisht se është futboll apo pavarësia e vendit tonë” shkruan Dadiç në rrjetet sociale.

Flamuri serb në dhomat e zhveshjes ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ndërkohë që Kosova u ankua zyrtarisht në FIFA duke e konsideruar këtë akt josportiv, provokues dhe shovinist.

Sport Ivica Daçiç ministri i Jashtëm i Serbisë presidenti i FIFA-s Xhani Infantino