alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Serbia, vatra e re strategjike e Kinës

18/09/2021, 8:23
ne Rajoni
A A
Serbia, vatra e re strategjike e Kinës

Serbia, vatra e re strategjike e Kinës

Anëtarësimi në BE mbetet qëllimi strategjik i Serbisë, pasi dy të tretat e shkëmbimit tregtar të saj janë me BE-në. Megjithatë, Serbia është afruar gjithnjë e më tepër me Kinën në vitet e fundit në një sërë fushash, shkruan gazetari serb, Darko Čačić.


-Lexo edhe:

“Ata që duan të më presin kokën të nxitojnë”, Abazoviç deklarata të forta pas akuzave për lidhje me krimin; reagon edhe prokuroria

Skandali i përgjimeve në Greqi/ Kryeministri nën presion, zbardhen emrat e personazhet që u përgjuan

Rajoni i Ballkanit është kthyer në një qendër strategjike kineze që mund të lidhë Portin e Pireut në Greqi, të cilin Kina e bleu në vitin 2016, me vendet e Europës Qendrore, dhe si rrjedhojë me tregjet e BE-së, thotë Giorgio Fruscione nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare.

Prandaj, Kina po përpiqet të rrisë ndikimin në Serbi, duke rivalizuar me Rusinë, Turqinë dhe vendet e Gjirit Persik, kryesisht Emiratet e Bashkuara Arabe. Për energjinë, Serbia vazhdon të mbetet e varur nga Rusia, me të cilën ajo gjithashtu bashkëpunon ushtarakisht. Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë partneri kryesor i Beogradit në botën arabe gjatë nëntë viteve të fundit, me partneritet në fushat e aviacionit, ndërtimit urban, bujqësisë dhe mbrojtjes.

Nga ana tjetër, Pekini kohët e fundit ka zgjeruar bashkëpunimin me Beogradin në fusha të ndryshme. Tregtia e përgjithshme midis Serbisë dhe Kinës është rritur vazhdimisht në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë për Zhvillim të Serbisë, Kina përbën 8.9% të vlerës totale të Investimeve të Huaja Direkte. Në vitin 2016, pas një vizite të presidentit kinez Xi Jinping në Serbi, kompania kineze Hesteel mori përsipër një fabrikë çeliku që më parë ishte në pronësi të kompanisë amerikane US Steel.

Në vitin 2018, kompania kineze Zijin Mining mori përsipër kompleksin e vetëm të minierave të bakrit në vend. Kompania kineze Linglong, sponsori kryesor i ligës së futbollit në Serbi, po ndërton një fabrikë gomash me vlerë gati 1 miliard dollarë. Në janar 2021, kompania kineze Power Construction Corporation, së bashku me firmat franceze Alstom dhe Egis, nënshkruan një memorandum me qeverinë serbe për ndërtimin e dy linjave të metrosë në Beograd.

Ndërsa qeveria po mirëpret investitorët kinezë që marrin nën kontroll qendrat e vjetra industriale, vendasit dhe aktivistët thonë se ata po vuajnë pasojat mjedisore. Në një raport të fundit, Parlamenti Europian shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social të investimeve kineze në Serbi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndal tenderëve publikë

Shumë projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi janë financuar nga kreditë kineze në dekadën e fundit dhe të gjitha kontratat u janë dhënë kompanive kineze pa tenderë publikë. Kina nuk është kreditori kryesor i jashtëm, por pjesa e saj në borxhin e jashtëm të qeverisë ka të ngjarë të rritet nëse kreditë jepen në përputhje me kontratat, vuri në dukje Mauro Giorgio Marrano, ekonomist i lartë i EQL në UniCredit Research.

Këto kredi janë zakonisht për 15-20 vjet, me një periudhë vonese 5-vjeçare dhe norma interesi midis 2% dhe 3%. Shuma e kontraktuar e huadhënies së Kinës në Serbi është ekuivalente me 7% të PBB-së së vitit të kaluar. Modernizimi dhe rindërtimi i dy seksioneve të lidhjes hekurudhore serbe janë mes këtyre projekteve.

Pekini, kohët e fundit, ka zgjeruar bashkëpunimin me Serbinë në fushën e sigurisë. Mbi 1 mijë kamera me softuerë për njohjen e fytyrës janë instaluar në Beograd nga kompania kineze Huawei, edhe pse pajisje të tilla të sigurisë nuk janë në përputhje me standardet e BE-së të miratuara nga Serbia. Burime të inteligjencës, zyrtarë, ekspertë akademikë dhe drejtues të industrisë së sigurisë në Europë, SHBA dhe Azi, thanë për Financial Times se sistemet kineze të qytetit “të sigurt” dhe “të zgjuar” mbartin një sërë kërcënimesh të mundshme të sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

Kina po rrit gjithashtu bashkëpunimin ushtarak me Serbinë. Në qershor 2020, forca ajrore e Serbisë mori nga Kina gjashtë dronë luftarakë të armatosur me raketa me lazer.

“Fuqia e butë” kineze

Bashkëpunimi në rritje midis universiteteve dhe shkollave kineze dhe serbe po vazhdon. Tre universitete serbe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Jiao Tong të Shangait. Serbia gjithashtu do të hapë dy Institute Konfuci, të drejtuara nga qeveria kineze. Këta shembuj të zgjerimit të fuqisë së butë janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kineze për të promovuar kulturën dhe vlerat e saj. Gjithashtu, një Qendër e re Kulturore Kineze po përfundon në Beograd në vendin e ish-ambasadës kineze, të shkatërruar nga NATO në vitin 1999.

Partneriteti i ri midis Kinës dhe Serbisë përfshin gjithashtu lidhje të ngushta politike. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur shpesh për “miqësinë prej çeliku” midis dy vendeve. Beogradi nuk mbështeti rezolutat e BE-së që kritikojnë ashpër Pekinin. Kina ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, Beogradi mbështet politikën e Kinës në lidhje me Tajvanin.

Rritja e fuqisë kineze në Serbi bazohet kryesisht në mbështetjen e shtetit. Investitorët kinezë i shohin përparësitë e Serbisë, e cila ka marrëveshje tregtare me Brukselin, por nuk u nënshtrohet rregullave strikte të bllokut, pasi nuk është anëtare e BE-së. Ndikimi i Kinës në Serbi është padyshim në rritje dhe po vazhdon, por forcimi i mëtejshëm i tij do të varet nga përparimi i vendit drejt rrugës europiane./ Revista Monitor

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

“Ata që duan të më presin kokën të nxitojnë”, Abazoviç deklarata të forta pas akuzave për lidhje me krimin; reagon edhe prokuroria

11/08/2022, 17:50
Skandali i përgjimeve në Greqi/ Kryeministri nën presion, zbardhen emrat e personazhet që u përgjuan
Rajoni

Skandali i përgjimeve në Greqi/ Kryeministri nën presion, zbardhen emrat e personazhet që u përgjuan

11/08/2022, 10:37
1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë
Aktualitet

1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë

10/08/2022, 14:45
Tragjedia e radhës në Egje, mbytet një tjetër varkë me emigrantë
Rajoni

Tragjedia e radhës në Egje, mbytet një tjetër varkë me emigrantë

10/08/2022, 14:36
Media kroate: Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit në Ballkan
Bota

Media kroate: Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit në Ballkan

10/08/2022, 10:16
Çfarë pritet nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel
Prishtine

Çfarë pritet nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

10/08/2022, 7:34
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Përfundon misteri i eshtrave të djegura në makinë në Pukë, sipërmarrësi italian Davide Pecorelli rezulton i gjallë

Përfundon misteri i eshtrave të djegura në makinë në Pukë, sipërmarrësi italian Davide Pecorelli rezulton i gjallë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar betohen sot para Metës

I shkarkuar nga Kuvendi/ Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar betohen sot para Metës

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In