Sport23 Maj 2018, 16:35

Sergio Romero i jep lamtumirë botërorit, dëmtohet rëndë në gju portieri i Argjentinës

Shkruar nga Pamfleti

Sergio Romero i jep lamtumirë botërorit, dëmtohet rëndë në gju portieri i Argjentinës

Nga sot duhen edhe 22 që të nisë Botërori në Rusi. Të gjitha  kombëtaret që do marrin pjesë kanë nisur përgatitjet pasi shpallën listën me të grumbulluarit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se “Romero ka probleme në gju e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në ditët në vazhdim stafi teknik i Argjentinës do të bëjë publik emrin e portierit që do ta zëvendësojë.”

Romero, që te Manchester United ka rolin e portierit të dytë, pritej që të ishte titullari i portës së Argjentinës në Botëror, pasi e kishte fituar konkurrencën me Wilfredo Caballero. Më dëmtimin e tij do të jetë pikërisht portieri i Chelsea-t zgjedhje e parë për Jorge Sampaolin.

Sport Romero. Argjentina . Boterori