Autoritetet në ishullin spanjoll La Palma kanë urdhëruar banorët e qyteteve bregdetare që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Lajmi i radhës për rrej 3,000 banorë vjen pas riaktivizimit të vullkanit ndërsa një tjetër lumë llave rrëshqiti drejt oqeanit duke ngritur re toksike në ajër.
Lumi i tretë i llavës nga vullkani Cumbria Vieja, i cili qëndron aktiv prej dy muajsh tashmë, arriti në det rreth orës 12:00 me orën lokale, disa kilometra në veri të pikës ku përfunduan dy të mëparshmet, raporton abcnews.
Videoja e kapur nga autoritetet lokale me dronë tregon re të bardha që ngrihen mbi ujë ndërsa shkëmbi i nxehtë, i shkrirë rrëshqet nga një shpat në Oqeanin Atlantik.