Aktualitet 8 Nëntor 2018, 18:13

Sërish tmerr e panik në hyrje të Bularatit, policia arreston dy ekstremistët e rrezikshëm grekë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Sërish tmerr e panik në hyrje të Bularatit, policia arrestohen dy ekstremistët e rrezikshëm grekë (Emrat)

Pas bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve grekë në aksin Gjirokastër-Kakavije në hyrje të fshatit Bularat, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se janë arrestuar dy persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit të aksit nacional.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.

Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Arrestime ekstremistet greke forcat renea Kakavijë Vrasja e grekut