Sport26 Mars 2022, 21:02

Serxhio Perez siguron “pole position” në pistën e Jeda në Arabinë Saudite, zhgënjimi mban emrin e Ljuis Hemilton

Shkruar nga Pamfleti
Serxhio Perez siguron “pole position” në pistën e Jeda

Serxhio Perez siguron “pole position” në pistën e Jeda në Arabinë Saudite, zhgënjimi mban emrin e Ljuis Hemilton

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, ku piloti i skuadrës së Red Bull, Serxhio Perez është renditur në vendin e parë, dhe do të jetë ai që do ta nisi garën e ditës së nesërme.

Piloti që ka zhgënjyer më shumë në këto prova ishte Luis Hemilton, i cili u rendit i 16, një pozicion ky aspak i favorshëm për pritshmëritë e skuadrës së Mercedesit.

Vendi i 2 dhe i 3 për 2 pilotët Ferrarit, Leklerk dhe Sainz të ndjekur nga kampioni në fuqi Verstapen në vendin e 4.

Provat e sotme zyrtare u karakterizuan edhe nga një aksident i frikshëm i Mik Shumaker me Haas në sesionin e dytë. Makina e tij thuajse u shkatërrua totalisht, por piloti shpëoti dhe ndodhet për një kontroll mjekësot në spital.

? QUALIFYING CLASSIFICATION ?

A maiden pole position for Checo! ?#SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/XhWtsv7cxB

— Formula 1 (@F1) March 26, 2022

Sport Formula 1 piloti i skuadrës së Red Bull Serxhio Perez